Kryetari i SHGM-së Naser Selmani ka vizituar në spital gazetarët e portalut A1 On, të cilët sonte u sulmuan nga protestues të dhunshëm afër kuvdendit të Maqedonisë, gjatë protestës së shoqatës Tvrdokorni , e cila proteston kundër Ligjit për gjuhën shqipe. Selmani me këtë rast deklaroi se SHGM ka paralajmëruar se mundin të ndodhin keso akte dhune ndaj Gazetarëve, shkruan Gazeta Lajm. Ai akuzoi në mënyrë indirekte kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, duke e porositur që ta dorëzojë në mënyrë të qetë pushtetin dhe t’i tërheqë “njerëzit e tij të dhunshëm”.