Ministria e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot do ta hapë seminarin për projektin e NATO-s – SIARS për zhvillim të sistemit bashkëkohor mjekësor informativ, përcjell Fol.

Organizator është Akademia ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” në Shkup, e cila krahas veprimtarisë merr pjesë edhe në projekteve shkencoro-hulumtuese, mes të cilëve në fazën finale të realizimit është SIARS (Smart I (eye) Advisory Rescue System). Bëhet fjalë për projekt trevjeçar të financuar nga programi i NATO-s “Shkencë për paqe dhe siguri”.

SIARS përbëhet nga zhvillimi i sistemit informativ në sistem të ri dhe modern telemjekësor, me të cilin do të mundësohet transfer i përhershëm i shenjave vitale të jetesës për ushtarët, vippersonalitetet ose civilët në luftim. Sistemi përmes sensorëve për matje të parametrave të çdo ushtari përmes algoritmit të veçantë e llogarit shkallën e rrezikut të shëndetit dhe e klasifikon gjendjen e çdo personi të pajisur me këtë sensor.

Krahas Akademisë ushtarake, pjesëmarrës në projekt janë ekipe nga fakultetet për elektroteknikë dhe për mjekësi nga Universiteti i Lubjanës dhe Fakulteti për shkenca natyrore dhe inxhinieri kompjuterike nga Universiteti “Shën Cirili e Metodi”.

Në hapjen e seminarit, i cili do të mbahet në kazermën “Goce Dellçev” do të mbajnë fjalime ambasadorët e Sllovenisë dhe të Kroacisë në Maqedoni, Millan Jazbac dhe Daniela Barishiq dhe dekani i Akademisë ushtarake, koloneli Orce Popovski. /Fol/