Të pakënaqur me situatën politike dhe pushtetin e Presidentit Aleksander Vuçiq, ata u mblodhën para Fakultetit Filozofik për të vazhduar drejt RTS-së, shkruajnë mediat serbe.

“Nuk është e mjaftueshme për të detyruar që të jep dorëheqjen, jo akoma, dhe kjo nuk është e mjaftueshme, sepse ai duhet të mbajnë përgjegjësi penale për atë që ka bërë”, ka thënë një nga protesuesit.

Ata ia kanë përmendur edhe vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq dhe disa të tjera.

“Tani dëgjoni mirë Aleksandar Vuçiq, a mendoni se ne kemi harruar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, a mendoni se kemi harruar Savamala Pançiqe….”, tha anëtarja e pavarur e parlamentit Marinika Tepiq para protestuesve.