Një shtetas serb, Jezdimir Milic largua nga shtëpia të premten në mëngjes për të blerë ushqime para Krishtlindjeve ortodokse, por nuk u kthye më.

Ai u gjet 52 orë më vonë, të dielën pasdite, i bllokuar poshtë një pus ndërkohë që temperaturat arritën -20C.

Milic është duke u trajtuar për hipoterminë spital, dhe se për shkak të të ftohtit, përveç problemeve të tjera, i është dobësuar shikimi, shkruan “BBC”.

 
Ndërkohë, autoritetet kanë deklaruar gjendje emergjente në disa pjesë të Serbisë, ndërsa në Europë numri i të vdekurve e ka kaluar shifrën 27 të raportuar vetëm pak ditë më parë ndërsa 6 persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit gjatë 24 orëve të fundit në Itali. /albeu.com/