Drejtori i elektrodistribucionit Goran Nikoliq ka thënë se nga elektro rrjeti kanë çkyqur 1000 harxhues të cilët edhe pas paralajmërimit nuk kanë paguar llogaritë, transmeton presheva.com.

Rryma iu është çkyqur të gjithë atyre që kanë borxh mbi 20.000 dinarë.

Në rrethin e Pçinjës mesatarisht harxhohet për shtëpi rreth 12.000 dinarë në muaj.