Ministrja serbe e eurointegrimeve Jadranka Joskimoviq se Serbia ka plan që deri në vitin 2021 të jetë plotësisht e gatshme për anëtarësim në BE.

Ajo në një intervistë për gazetën “politika” theksoi se nga Brukseli nevojitet kornizë precize kohore, me qëllim që Serbia të mund t’i planifikojë jo vetëm aktivitetet e saj, por edhe buxhetin.

Në pyetjen se çfarë janë shanset që Serbia të marrë datë të qartë për anëtarësim në Union, ajo theksoi se pret “përcaktim më të qartë” dhe se nevojitet kornizë më precize kohore nga Brukseli, por jo edhe datë konkrete.