Serbia po vazhdon të armatoset dhe të modernizojë aviacionin e saj, duke përfshirë edhe aeroplan modern nga Rusia dhe Bjellorusia. Javën e kaluar nga Bjellorusia janë porositur 15 aeroplan të tipit MIG-29,  të cilët janë duke u përpunuar me teknologjinë e re të systemit  të radarëve dhe atë të armatimit. Poashtu nga Bjellorusia , Serbia ka  blerë dy systeme raketore mobile të cilat mund të ndahen në 16 vende të  ndryshme, transmeton INA.

Qëllimi i Serbisë është të ketë 20 aeroplanë luftarak në gjendje gaditshmërie në qdo kohë, të armatosur me armatimin më bashkëkohor i  cili prodhohet në Rusi. Për aeroplanët tjerë të cilët posedon Serbia thuhet  se ata do qëndrojnë anash por në gjendje gadishmërie të gradës së dytë dhe të tretë.

Poashtu këtë vit, Serbia do merr nga Rusia automjete të blinduara me  systeme moderne të vështrimit si dhe të armatimit.

Në vitin 2015 Serbia mori si dhuratë 28 avionë të tipit MIG-29  ndërsa vitin e kaluar 15 avionë të tipit SUKHOI SU-30 SM.