Edhe pse Serbia ka numrin më të lartë të personave të vaksinuar në rajon këtë vikend Shtabi i Krizës, ka vendosur të zbatojë masa të reja për mbylljen e të gjitha objektet hotelerike dhe të gjitha shitoreve, përveç atyre të ushqimeve.

Po ashtu Nga e Hëna nxënësit e shkollave të mesme do të zhvillojnë procesin mësimor online. Edhe Qeveria e Malit të Zi nuk përjashton mundësinë e rikthimit të bllokadës kombëtare, nëse masat aktuale nuk japin rezultate. Vendi po përballet me një tjetër rritje të ndjeshme të shifrave ditore të pandemisë, me 574 infektime dhe 9 viktima në 24-orëshin e fundit.

Nga ana tjetër Sistemi shëndetësor në Greqi po i afrohet kolapsit. Mbi 2 mijë raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit. Rajoni i Atikës është më i godituri dhe ekspertët kanë bërë të ditur se vdekjet mund të rriten me 100 në ditë për shkak të përhapjes së variantit britanik.

Rritje e numrit të personave të infektuar është regjistruar edhe në vendet e BE-së si Italia, Franca e Gjermania.

Ndërsa në nivel botërorë numri i të infektuarve arrin në mbi 16 milion njerëz prej të cilëve mbi 2 milion e 582 mijë banorë kanë humbur jetën.