Serbia ashtu si Rusia do ta shënojë 9 majin si Ditë të Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka njoftuar se avionët e ushtrisë serbe do të fluturojnë sot nga ora 11:30 deri në orën 13:00, shkruan tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Avionët ushtarakë do të fluturojnë mbi Novi Sad, Zrenjanin, Pancevë, Beograd, Uzhicë, Pozegë, Çaçak, Kragujevc, Jagodinë, Çuprijë, Paraqin, Krushevc, Trstenik, Kralevë, Nish, Prokuplje, pëfshirë edhe në Leskovc”, thuhet në njoftimin e tyre.