Konturi i fytyrës çdo mëngjes mund të jetë një prej gjërave më të mërzitshme për të gjitha vajzat që nxitojnë. Aq më tepër nëse ke zgjedhur mënyrën më të vështirë me furçë apo nëse ndjek “rregullat” sipas fytyrës: ovale, katrore, e rrumbullakët. Uff, çdo ditë ndihesh në ankth!

Megjithatë ka një pjesë që nuk duan ta zhdukin natyralitetin, sidomos në pjesën e parë të ditës. Dhe këtë e bën vetëm një laps konturi. Është mënyra më e lehtë nëse minutat në mëngjes i ke të shtrenjta, por edhe nuk ka përbërës të komplikuar që mund të dëmtojnë lëkurën.

Ja çfarë duhet të bësh:

1. Gjej mollëzat

Veprimi më i thjeshtë për ta bërë këtë është bërja e faqeve gropë. Vendose lapsin mbi gropën e faqes për të gjetur mollëzat.

buk

2. Vizato një vijë të drejtë dhe/ose të lakuar

Duke përdorur lapsin (Nudestix Sculpting Pencil – 24 $, ose një të ngjashëm me të), vizato një vijë jashtë zonës së mollëzave, duke filluar që nga flokët afër veshit e deri në mes të faqes – në vijë të drejtë me qendrën e syrit.

bu

3. Përhape

Përhape në fytyrë me mollëzat e gishtave. Duke filluar nga konturi, në gjithë pjesën e mollëzave dhe në pjesën e sipërme.