Sot 300 gjimnazistë të Tetovës do të mbajnë mësim në sheshin e qytetit, në shenjë revolte. Kështu do të vazhdoje situata deri në plotësimin e kushteve normale për mësim, të cilat sipas Këshillit të prindërve janë hapësirat joadekuate, mungesës së klasave dhe mungesa e transportit për të cilën nxënësit e tyre kanë nevojë për të mësuar.

Të revoltuar nga kryetarja e komunës Teuta Arifi, zëvendës Ministri i Arsimit Spiro Ristovski dhe Ministri Pishtar Lutfiu, nxënësit pyesin publikisht si mund të punohet me programin e Kembrixhit që ka rekomanduar Ministria, ndërsa nga ana tjetër nuk ka klasa të mjaftueshme për mësim? Këshilli i prindërve pyetën kryetaren e komunës Arifi, a e din se në çfarë temperature zhvillohet mësimi gjatë stinës së dimrit?