Gjithmon dhe gjithëher u thirëm në emër të gjakut dhe Idealit,por kush në të vërtet u thirr ?
Padyshim dhe në asnjë moment këtë nuk e bën djemt dhe bijtë e dëshmorëve,por as ata që dhan mundë dhe djersë,por paturpësisht e bënë dhe po vazhdojn ta bëjn profiterët politik për pozita dhe rehabilitim të tyre dhe familjarëve për rrethë,duke përkdhelur fëmijët e dëshmorëve .
Por tash kemi “risi”kësaj radhe dëshirojm pozita dhe karrige në emër të gjakut të liderit,i cili fatmirsisht deshti Zoti me ngel gjall,jo se neve dot kishim dhimbjen e madhe mu ashtu siç paraqitemi por deshi Zoti që fëmijët ta ken prindin gjall,nga se gjithkush gjithçka mundet me tu ba por Baba dhe nënë në asnjë mënyrë.
Po ti o trim dhe antar i një subjekti politik cili do qoft ai,po të sugjeroj mos me e tepru,nga se thuhet se gjithçka e tepruar është haram dhe keqpërdorim.
Po pse gjithmon duhet të thiremi në emër të gjakut,pse nuk ndryshojm kurs e të thirremi në emër të vlerave,cilësis,meritokracis,mu ashtu siç thiret shteti më i përparuar në Europ e që është Gjermania ? Do më thuash se s’kemi ?
Jo jo kemi por duke u thirur në gjak dhe vuajtje neve koruptojm emocionet e popullit,elektoratit,njerzive të nderit dhe respektit,atyre të sinqertive që gjithmon thon( ok ) lëri edhe kësaj radhe,por ki keqpërdorim nuk ka të ndalur,sa më shumë po shtohet shtohet,mu ashtu siç shtohet dëshira për pushtet.
Ore seç jemi një popull i etur për pushtet dhe gjithmon qajm ati ku është interesi për me grabitur nga një copëz,mu ashtu si hiena. Ore neve kemi dëshmor të idealit të cilët pa pushtet dhe mandat u flijuan për komb dhe flamur për gjuh dhe drejtësi siç jan : Harun Aliu,Shaban Zenuni,Komandant Roki,Komandant Zogi,e shum si ata,Zoti ua dhasht vendin më të lavdëruar. Për ju “të nderuar” po të bëjm një paralele mes deshmorëve dhe interesit ju do të zgjidhnit interesin ,po po interesin,sepse gjithmon vajtoni viktimat e gjalla veç për një copëze interesi dhe nganjëher kujtoni të rënët ata prej së vërteti jo se i deshtët,se po ti kishi dashur fëmijët e tyre do të ishin në vendet e merituara,dhe kushtet e familjeve të tyre do të ishin super luksoz mu ashtu siç i kan disa politikuaj. Ore shum më iritoni, sepse aq shum sa dëshironi ju të përfitoni nga fatëkeqsija e liderit ,këto përfitime nuk i kërkuan në asnjë formë dhe as një mënyrë as fëmijët e dëshmorëve,të cilët jan fëmijë të heronjëve me nam e nishan,as ata që sot e kësaj dite vuajn nga pasojat e asaj lufte,17 vite dhimbje shpirtërore,vuajtje nga më të ndryshmet ,por ata prej së vërteti edhe vuajtjet i bëjn në heshtje nga se të heshtur respektojn urdhërin e Allahut.xh.h !
Për fund të dashur “patriot”me korespodencë !
Jo jo nuk haron ky popull,por as Zoti nuk ua fal nëpërkëmbjen që ja bëni kësaj shoqërie !!!
Mr.sc.Metali Alili