Real Madridi ka pësuar humbjen e parë sivjet në La Liga. “Mbretërit” pësuan në javën e 18-të nga Sevilla me rezultat 2 me 1. Kjo fitore erdhi me përmbysje të rezultatit.

Cristiano Ronaldo kaloi “Mbretërit” në epërsi në minutën e 67-të duke shënuar nga penaltia, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 85-të nga autogoli i Sergio Ramosit. Goli i fitores erdhi në minutat shtesë nga Stevan Jovetiq.

Pavarësisht humbjes së parë sivjet në ligë, Reali vazhdon të mbaj vendin e parë. Ekipi i Zinedine Zidanet ka 40 pikë në renditje, një më shumë se ndjekësi Sevilia, që ka një takim më shumë. Barcelona si e treta ka 38 pikë.