Temë kryesore e mediumeve botërore të sportit edhe më tej mbetet ndeshja e mbrëmshme në të cilën Liverpooli realizoi përmbysjen e madhe në “Anfield Road”, ku arriti të shënojë plot 4 herë në portën e Ter Stegen, aq sa i duheshin për të nxjerrë jashtë Ligës së Kampionëve Barcelonën e Lionel Messit.
Kurse në radhët e të kuqve edhe njëherë shkëlqeu Xherdan Shaqiri, i cili i dëshmoi trajnerit Klopp se padrejtësisht po mbahet në pankinë.
Fitorja madhështore, e rrallë si e tillë në historinë e Champions, vazhdon të komentohet në çdo detaj nëpër mediumet botërore. E në mesin e atyre detajeve, vjen edhe informacioni sipas të cilit Xherdan Shaqiri në gjysmë lojën e parë ka qenë agjërueshëm dhe ka bë iftar në pauzën mes dy gjysëmlojave.
Koha e iftarit në Liverpool të martën ka qenë në ora 20 e 58 minuta sipas kohës së atjeshme (21 e 58 minuta me kohën tonë), kurse ndeshja ka filluar në ora 20 me kohë lokale (ora 21 sipas kohës tonë). Shaqiri ka pasur mundësi të bëjë iftar pak minuta para fillimit të gjysëmlojës së dytë, shkruajnë këto media, duke rikujtuar se Shaqiri është besimtar mjaft i devotshëm.
Pa marrë parasysh nëse ka qenë ose jo agjërueshëm, kjo nuk u vërejt aspak te superylli shqiptar, i cili shkëlqeu dhe ishte në mesin e futbollistëve më të mirë në teren.
Tema e agjërimit është aktuale në botën e futbollit edhe sot në prag të ndeshjes Ajax-Tottenham në Amsterdam, pasi në rradhët e Ajaxit luajnë shumë futbollistë që i takojnë besimit islam.

https://youtu.be/Zah2tpN4MqU