Xherdan Shaqiri e asistoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Neëcastle Unitedit, që përfundoi me rezultat 3:2.

Përkundër që nuk e ka pasur besimin e
trajnerit Jurgen Klopp në ndeshjet e muajve të fundit, Xherdan Shaqiri e ka dëshmuar
se sa i rëndësishëm mund të jetë në skuadrën e Liverpoolit, duke e asistuar
golin e fitores, në minutat e fundit të ndeshjes, raporton Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “St. James’
Park”  përfundoi mirë për Liverpoolin,
pasi që tani “The Reds” kthehen në pozitën e parë në tabelën e Premierligës, të
paktën deri të hënën, kur Manchester City do të përballet me Leicester Cityn.

Fillimisht, Liverpooli kaloi në epërsi përmes
golit të shënuar nga qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk, i cili shënoi me kokë pas
një harkimi nga korneri.

Shtatë minuta më vonë, në minutën e 20-të, Neëcastle
United  e barazoi rezultatin në këtë
ndeshje, përmes golit të shënuar nga Christian Atsu, i cili e shfrytëzoi një
aksion të bukur të skuadrës së tij.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:1, pasi që
Mohamed Salah shënoi në minutën e 28-të, pas një harkimi të mirë në zonën e
portierit nga Trent Alexander Arnold.

Megjithatë, Liverpooli u duk se ishte shumë afër
për t’i humbur dy pikë të rëndësishme në garën për titull, pasi që goli i
Solomon Rondon (54’) nuk mori përgjigje deri në minutën e  86-të.

Xherdan Shaqiri e zëvendësoi Georginio Wijnaldumin
në minutën e 66-të të ndeshjes dhe 20 minuta më vonë ai e dëshmoi pse e meriton
besimin e trajnerit Klopp, duke e asistuar golin e fitores, që nuk e lejoi Rafa
Benitezin, trajner i Newcastle, t’ia shuajë ëndrrat për titull ish-klubit të
tij.