Pas deklaratave të forta të ambasadorit Donald LU në lidhje me krimin në Shqipëri, klima politike ka rënë në një krizë akuzash dhe kundërakuzash.

Ditën e sotme avokati Sartak Ngjela ka dhënë alarmin se nga SHBA priten reagime edhe më të forta dhë të rënda për polotikën shqiptare.

Sipas tij, “së shpejti do të tregojë lidhjet konkrete midis njerëzve të krimit dhe njerëzve të politikës së lartë të të dy krahëve të politikës shqiptare, nëse këta nuk do të tërhiqen nga planet për bllokimin e Reformës në Drejtësi”.

Statusi i plotë i Ngjelës:

Dje, politika amerikane, me ambasadorin në Tiranë, iu përgjigj ashpër krimit shtetëror.

Ai në fakt përmendi krimin e rrugës, por jo kot: secili nga ata që përmendi Donald Lu, ka lidhje me një pushtetar të fuqishëm. Ky ishte nëmteksti i fjalimit të tij.

Atëherë, si logjikë e këtij rasti; politika amerikane kuptohet se së shpejti do të tregojë lidhjet konkrete midis njerëzve të krimit dhe njerëzve të politikës së lartë të të dy krahëve të politikës shqiptare, nëse këta nuk do të tërhiqen nga planet për bllokimin e Reformës në Drejtësi.

Por shqiptarët po presim t’i dëgjojnë.
l.
Politika amerikanë i tregoi hapur dje edhe një herë shqiptarëve se është e vendosur për të sjellë moralitetin në qeverisjen shqiptare – këtë pati si qëllim dje ndërhyrja e ashpër e ambasadorit Lu.

Po a e kupton dot këtë kryeministri shqiptar?

Po, pse pikërisht në këtë kohë politika amerikane foli kaq hapur?
Sepse kuptohet që ajo tani e ka kapur bashkimin Rama-Berisha dhe prandaj nuk i dalloi fare nga njëri-tjetri, por i vendosi në të njëjtin rregjistër korruptiv.

Që nga ky moment politik do shihni që Rama do të degradojë në politikën e tij naive, që mendon se mund të vijojë të jetojë mbi gënjeshtrën. E ka të pamundur.

Sipas asaj që tregoi politika amerikanë dje; qënia e Ramës në krye të socialistëve më tej, do ta dëmtojë shumë partinë socialiste.

Rama mendon tani të sakrifikojë partinë për të shpëtuar veten dhe Berishën. Bashkimi i tyre, në historinë e krimit shtetëror është quajtur “politika e krimit të njësuar”, sepse kjo koinçidon edhe me bashkimin e krimit të rrugës.

Duhet të kuptohemi: esencialisht, korrupsioni dhe krimi shtetëror në grabitjen e vlerave materiale shtetërore, është realisht drejtimi i shtetit nga krimi i organizuar.

ll.

Por ç’po ndodh me korrupsionin e lartë shqiptar?

Ishte Berisha i pari që mendoi të sakrifikonte partinë për të shpëtuar veten dhe familjen nga goditja penale për korrupsion. Por ai e asgjësoi politikisht Partinë Demokratike dhe nuk e shpëtoi dot as veten dhe as fëmijët nga goditja që do t’i japë antikorrupsioni.

Tani po del Rama në skenë që, për të shpëtuar veten dhe Berishën nga ndëshkimi i antikorupsionit, kërkon të sakrifikojë Partinë Socialiste.

Kjo do të vijë sepse, sipas asaj që tha ambasadori, nëse partia do t’i bindet Ramës në aventurën e tij me Berishën, atëherë socialistët do të dalin nga pozicioni perëndimor që kanë, dhe kjo parti sigurisht që do të fillojë të trajtohet si në vitin 1991.
Socialistët duhet të kujtohen që shqiptarët janë sot 97 përqind proamerikanë dhe politika amerikane dhe gjermane është kundër korrupsionit shqiptar.

lll.

Por a do ta lejojë më tej Ramën lidërshipi i vjetër i PS-së që ky të sakrifikojë partinë për veten dhe Berishën; kur dihet qëndrimi i theksuar antiberishë i lidërshipit formues të PS-së?

Shenjat duken se nuk do ta lejojë që, për fatin e Ramës dhe Berishës, të dalin të gjithë këta në rradhën e madhe të njerëzve që duhen ndëshkuar për korrupsion.

Atëhetë, ç’duhet të bëjnë?

Duhet patjetër të rrëzojnë Ramën ose me ndërrimin e tij me një figurë të pakorruptuar si kryeministër, ose, duke e rrëzuar si kryetar partie në zgjedhjet që kanë tani afër për kryetarin e partisë.

Në të kundërt; me qeverinë teknike të të pakorruptuarëve që duhet të vijë paralel me goditjen antikorrupsion, Partia Socialiste do të katandiset siç është shapravitur sot lul-partia Demokratike.

ll.

Kurse ambasadori Donald Lu, mik i madh i shqiptarëve, duket se filloi etapën e fundit të goditjes antikorrupsion në Shqipëri.
Ka filluar vetimgu; prandaj.

Por politika amerikanë duket se tani ka bindjen që korrupsioni do të tentojë të bëhet bllok kundër politikës amerikane.

Po e arrin dot?

Ai po përpiqet, por dështimi është i provuar që tani.

Megjithatë, le të presim me dëshirë dhe besim vendosjen e moralitetit në qeverisjen shqiptare; sepse koha e korrupsionit ka filluar të bëjë dorëzimet.