Tani është e rëndësishme për partitë politike që të negociojnë për të gjetur një mënyrë për të formuar qeveri koalicioni. Është shumë e rëndësishme që liderët politik të punojnë që sa më shpejt dhe me efikasitet për të arritur marrëveshje, që kjo mos të jetë proces shumë i gjatë, tha zëvendës-ndihmës Sekretari për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit amerikan, Hoyt Lee për për Zërin e Amerikës, transmeton TetovaSot.

“Shtetet e Bashkuara, sigurisht që respektojnë sovranitetin e Maqedonisë dhe mundësinë që partitë mundësinë ta arrijnë atë vendim, pa ndërhyrje nga jashtë. Roli ynë tani është për të vëzhguar, për të ofruar këshilla për parime të caktuara – të tilla si, ne besojmë se është e rëndësishme që qeveria e re të mbështet angazhimet ndërkombëtare, duke përfshirë dispozitat e Marrëveshjes së Përzhinos, partitë ta vendosin në qartësi se janë të vendosur të respektojnë Kushtetutën, të drejtat e njeriut, të respektojnë institucionet e shtetit, përfshirë edhe institucionet siç është Prokuroria Speciale Publike, të respektojnë sundimin e ligjit dhe objektivat e qytetarëve për integrim në pjesën tjetër nga Evropa për t’u bashkuar me NATO-n”, thotë Hoyt Lee.

Ai shton se beson se partitë politike do të fokusohen në objektivat e qytetarëve, jo interesat e ngushta politike, dhe që do të jenë në gjendje për të arritur marrëveshje për një qeveri koalicioni, e cila mund të bashkëpunojë me BE-në, me SHBA, me partnerë të tjerë ndërkombëtarë që vendi të ecë drejt integrimit më të madh./TetovaSot