Sipas Escobar do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë që është i shpallur “non grata”, për të qenë udhëheqësi i saj.”
Një ditë para Kuvendit të 11 Dhjetorit të Partisë Demokratike të Shqipërisë thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë për mediat teksa ka bërë dhe “paralajmërimet” e tij.

“Marrëdhënia jonë është një marrëdhënie e pjekur mes aleatëve në NATO. Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuja, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj.”, tha Esobar.