Washington ka dënuar retorikën për tensione nga disa udhëheqës politikë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni.

Nga Shteti amerikan u bëjnë thirrje liderëve të caktuar politik që të ndalojnë me fjalimet e tyre nxitëse të dhunës ndaj institucioneve dhe ambasadorëve të shteteve të huaja në Maqedoni, transmeton TetovaSot.

“Jemi të shqetësuar në lidhje me tensionet politike në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura më 11 dhjetor. Udhëheqësit e caktuar politik me retorikën e tyre japin leje për dhunë dhe sulm ndaj institucioneve dhe ambasadorëve të shteteve të huaja në Maqedoni. I bëjmë thirrje liderëve politikë të ndalojnë sulmet e tyre të pabaza, të respektojnë procesin demokratik dhe të lejojnë formimin e qeverisë së besueshme dhe të qëndrueshme të angazhuar për sundimin e ligjit, llogaridhënies dhe të drejtave themelore”, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan, John Kirby./TetovaSot