Prokurorisë Speciale duhet ti mundësohet të kryejë hetime të thella dhe të pavarura, të çliruara nga vonesat apo pengesat. Ky ishte reagimi i ambasadës amerikane kërkuar nga televizioni Alsat për të komentuar zhvillimet e fundit në DSK. Sipas reagimit të ambasadës amerikane, Institucionet qeveritare dhe partitë politike duhet të bashkëpunojnë në procesimin e hetimeve nga PSP-ja. Sipas marrëveshjes së Përzhinës caktimi i përgjegjësisë për përgjimin e pautorizuar si dhe pretendimet për abuzime të kryera nga ana e qeveritarëve është një hap kyç për ti dhënë fund krizës politike dhe orientimin e vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.