Nuk ka hapësirë për dhunë në proceset demokratike dhe çdonjëri që ka kryer, organizuar dhe ka dhënë urdhër për sulm ndaj deputetëve duhet të jep llogari, porositi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kejt Bërns FOL.
Duke iu drejtuar kryesuesit të OSBE-së në Austri në lidhje me ndodhitë në Maqedoni Bërns shprehu se SHBA ashpër dënon sulmet ndaj të përzgjedhurve dhe të tjerëve dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
“Ashpër dënoj sulmet e dhunshme ndaj deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë të cilat ndodhën pas zgjedhjes së Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit. Do të bashkëpunojmë me të dhe Kuvendin për përkrahje të demokracisë dhe t’i ndihmojmë Maqedonisë që të shkojë përpara në integrimin evropian. Nuk ka hapësirë për dhunë në proceset demokratike. Kemi shprehur solidaritet të madh për deputetët e lënduar dhe të tjerët. Kërkojmë nga institucionet të mundësojnë siguri të deputetëve, detajisht t’i hetojnë sulmet dhe secili që ka ushtruar, organizuar dhe ka urdhëruar sulm, të pëgjigjet”, tha ambasadorja.
Duke kujtuar se SHBA, NATO dhe BE nga afër i ndjekin ngjarjet në Maqedoni dhe duke u shprehur si partner strategjik i Maqedonisë me një respektim të sovranitetit dhe unitaritetit të saj ambasadroja fton të gjitha palët që në rend të parë të vendosin interesat shtetërore, të punojnë konstruktivisht dhe plotësisht të zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinos.