Votuesit nuk do zgjedhin vetëm presidentin e ardhshëm ditën e martë, por do heqin ‘qafe’ fushatën më emocionuese në dekada.

Beteja për Shtëpinë e Bardhë dhe sulmet e saj të ashpra kanë shkaktuar emocione ekstreme gjatë ditëve të fundit të garës.

Fushata e vitit 2016 ka qenë e dominuar nga përmbajtjet seksuale eksplicite dhe retorika e klasifikuar si raciste.

Turmat e frustruara të Donald Trump në mitingje shfrytëzonin urrejtjen e tyre ndaj Clinton me shprehjen se ajo “duhet të futej në burg”. Ndërkohë që Clinton e përshkruan fitoren e paramenduar të Trump, si një ngjarje apokaliptike.

“Nuk është çudi nëse vendit i vjen fundi”, është shprehur ajo.

I gjithë vendi është pushtuar nga sindroma e makthit të zgjedhjeve. Simptomat kryesore janë vlerësimet për shfaqjet e ndjekura nga televizori dhe faqet e internetit të cilat parashikojnë fituesin e zgjedhjeve. Me tkurrjen e rezultatit të Clintonit ndaj Trump në shtetet e betejës, dy ditët e ardhshme premtojnë të jenë akoma dhe me më shumë ankth për të dyja palët, që synojnë fitoren.

trm

Ankthi gjendet në mes tyre (demokratëve)

E vetmja demokrate të cilën nuk e ka zënë paniku është vetë Hillary Clinton.

Në mesin e demokratëve, ekziston një ndjenjë e dukshme e ankthit intensiv rreth perspektivave të Clintonit. Fushata e saj u trondit kur Drejtori i FBI, James Comey, ringjalli polemikat e email -eve të saj, duke shkaktuar shqetësim tek demokratët se Trump mund të fitojë.

Nga ana e tij, Trump ka treguar disiplinë të jashtëzakonshme gjatë javës së kaluar, gjë kjo tejet shkurajuese për demokratët, të cilët kishin vendosur ta fundosnin në vetë lojën e tij të karakterit.

3-5

Ditën e premte, CNN modifikoi hartën e parashikuar elektorale, duke e vënë për herë të parë totalin aktual të votave elektorale ndaj Clinton poshtë numrit magjik 270.

Pavarësisht nga ngushtimi i garës, Clinton është e bindur se fushata e saj do e mbajë avantazhin në hartën elektorale dhe se do triumfojë të martën. Por kjo nuk bën që demokratët të ruajnë qetësinë.

“Ndajeni dramën nga faktet”

“Niveli i përfshirjes emocionale ka qenë i lartë dhe nuk është se ka qenë një garë e qëndrueshme, duke përmendur ngjarjen e email -eve të Clinton, ose të Trump për abuzime seksuale. Zgjedhja e presidentit vjen gjithmonë me emocione të forta, pavarësisht kandidatëve”, u shpreh Tommy Vietor.

Trump dhe Clinton ishin zgjedhja e partive të tyre përkatëse për të shkaktuar sa më shumë dëmtime tek tjetra

.4-4

Ai është deri më tani jashtë parametrave normalë të asaj që është pranuar si sjellje për një president të mundshëm me teoritë e konspiracionit në fjalimet e tij dhe nuk është për t’u habitur që ai zgjon emocione të egra.

Kandidati republikan ka shkaktuar qëllimisht zemërimin dhe ankesa, duke përdorur teknika demagogjike për të fuqizuar fushatën e tij.

Presidenca e tij do ishte në shumë mënyra një hap në të panjohurën për Amerikën dhe botën, kështu që shqetësimi i ngritur është i pashmangshëm.

Por Trump nuk është i vetmi kandidat që zgjon ndjenja të forta.

Personalitete të polarizuara

Për më shumë se një çerek shekulli, Clinton ka qenë një nga personalitetet më polarizuese në politikën amerikane. Ndërkohë që Trump ka shkuar më larg se shumica e kritikave ndaj tij. Kandidatët nuk po bëjnë asgjë për t’i qetësuar gjërat. Duke i përdorur emocionet për të marrë sa më shumë votues në sondazhet elektorale.

Obama shkoi edhe më tej këtë javë me një paralajmërim gjatë një udhëtimi të fushatës: “Fati i botës është në lojë dhe North Carolina do jetë ajo që do e shtyjë në drejtimin e duhur.”

“Ky vend i ka mbijetuar shumë gjërave dhe do të vazhdojë të qëndrojë i fortë, çfarëdo që të ndodhë të martën”, tha Charlie Cook.