Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 10 milionë dollarë shpërblim për të gjitha ata që japin informacione rreth Muhammad Al-Jawlani, lideri i grupit terrorist Al-Nusra në Siri, tha sot Departamenti amerikan i Shtetit në një komunikatë. Al Nusja është bashkuar me Al-Kaedën në Siri.
“Programi i shpërblimeve për drejtësi i Departametnit të Shtetit, ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionet që çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e Muhammed al-Jawlani, udhëheqës i grupit terrorist të Frontit al-Nusrah (ANF),”
Ky është shpërblimi i parë i tillë për një udhëheqës të Al-Nusra.
SHBA-ja e vendosi Al-Nusran në grupin e organizatave terroriste nëntorin e shkuar.