Pas sulmit në Teksas, policia amerikane është duke u përballur edhe me një sulm tjetër me armë zjarri që ka ndodhur në Dayton të Ohio-s.
Sipas Policisë së Dayton, sulmi ka ndodhur pas mesnatës dhe si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.
I dyshuari për kryerjen e këtij akti është në mesin e viktimave që humbën jetën, shkruan Washington Post.