Pavarësisht akuzave të shumta nga kampi i demokratëve dhe deklaratave zyrtare të FBI-së, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka insistuar se nuk është nën hetimin e Byrosë Federale të Investigimit.
Lideri i Uashingtonit ka folur për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe për shkarkimin e ish-shefit të FBI-së, James Comey, për të cilin tha se ishte një person që donte të dukej dhe se nuk e kishte bërë siç duhej punën e tij si drejtues i këtij institucioni mjaft të rëndësishëm.
Trump shkoi edhe më tej, duke deklaruar se do ta shkarkonte Comey-n edhe nëse departamenti i drejtësisë nuk do t’ia rekomandonte diçka të tillë.
“Unë mund t’ju them këtë. E di shumë mirë që unë nuk jam në investigim. E kam fjalën unë, personalisht. Nuk po flas për zyrtarët e fushatës sime dhe për asgjë tjetër. Unë nuk jam nën hetim. Sa i përket Comeyt. Ai është një person që do të duket. Ai është një person që krekoset. FBI ka qënë një institucion mjaft i trazuar nën drejtimin e tij. Ju e dini këtë dhe të gjithë e dinë këtë.
Hidhini një sy FBI-së një një vit më parë. Ishte një rrëmujë vituale dhe kjo situatë nuk është përmirësuar ende. Kërkova një rekomandim për të, por do t’a kisha shkarkuar edhe nëse zyrtarët e Departamentit të Drejtisë nuk do të më këshillonin për ta shkarkuar.”
Në mbyllje, Presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi se akuzat që janë hedhur në drejtim janë krejtësisht të pabazuara.
Ndërkohë, gjatë kohës që u publikuar intervista ekskluzive në NBC Nevvs, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë për mediat, ku u shpreh se është e pavend të pyesësh FBI nëse po heton mbi Presidentin e Shteteve të Bashkuara.