Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka rezultuar pozitiv në testimin për coronavirus.

Në mesin e 96 rasteve të konfirmuara të shtunën si pozitivë në testin për COVID-19 është edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Gashi, përmes një postimi në Facebook

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, ka shkruar Gashi.