Shefja e Kabinetit të kryetares Teuta Arifit, Drita Alili, nuk e ka paguar gjashtë vite tarifën e ujit.

Portali ‘Fol’ ka siguruar një dokument, ku shihet qartë borxhi i Alilit ndaj ‘NPK’-së. Borxhi i saj kap shifrat rreth 74.633.00 denarë.

Përveç se sistemi i ujësjellësit në Tetovë nuk është projekt i realizuar nga Teuta Arifi, edhe ekipi i saj, në këtë rast, Alili, e ka më të lehtë të mos e bëj pagesën e rregullt mujore për ujin. Do t’i faleshte nëse pagesa nuk është bërë vetëm disa muaj, mirëpo gjashtë vite papagesë, është skandal.

Parashrohet pyetja, nëse Alili si zyrtare, e cila duhet të jetë shembull për qytetarët, atëherë vallë si do ta besojnë qytetarët atë përderisa ajo tregon reflektim negativ para tetovarëve. /Fol/