Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot përmes një lidhje video-konferenciale, si folëse kyçe mori pjesë në konferencën në temë “Arsimimi mediatik dhe lufta kundër dezinformatave në kohë pandemie”, organizuar nga shoqata “Pse jo” dhe “SEECheck Network“, me mbështetje të Bashkimit Evropian, ndërsa e hapi përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borel.

“Lufta me dezinformatat kaloi në një nga temat kyçe të sigurisë, jo vetëm në rajon, por edhe në nivel global. Kjo duket veçanërisht sot, kur në kohë pandemie, rrjedha e informacioneve të vërteta, faktike dhe të sakta janë kyçe në luftën për uljen e pasojave nga virusi korona dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve”, tha ministrja Shekerinska në panelin e titulluar “Brukseli”, në pjesën e së cilit ishte edhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, eurodeputeti Tonino Picula.

Siç bënë të ditur nga MM, Shekerinska foli edhe për nevojën nga transparenca aktive maksimale te institucionet, si mënyrë për qasje të plotë në informacione të sakta për qytetarët, që, e ul ndikimin e dëmshëm të cilin mund ta shkaktojnë lajmet e rreme.

“Ministria e Mbrojtjes bëri përpjekje të mëdha që ta rrisë transparencën e saj aktive, që nënkupton publikim proaktiv të informacioneve, të cilat shërbejnë edhe si bazë për kontroll të fakteve. Mbrojtja, e cila në përgjithësi konsiderohet si sferë më e mbyllur, në Maqedoninë e Veriut është në vendin e parë sipas transparencës, nga të gjitha institucionet në nivel shtetëror dhe lokal”, theksoi ministrja Shekerinska.

Sa i përket mënyrave për luftën kundër dezinformatave, si një nga mjetet për krijimin e shoqërisë dhe qytetarëve rezistent në informacione, ministrja Shekerinska e ndau pikërisht arsimimin mediatik, i cili duhet të jetë pjesë e procesit edukativ.