Nuk ka më heshtje në Maqedoni. Frika që ekzistonte te të gjitha shtëpitë tani është vetëm te një familje. Gruevski dëshiron që të ikë duke e kthyer popullin kundër popullit. Dalja nga kriza është një, ato që kanë vjedhur duhet që të merren në përgjegjësi, porositi nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska në protestën para qeverisë.

Pas fjalimit të saj, populli bërtiste:”Dorëheqje, dorëheqje” dhe u nisën për në Parlament.