LSDM-ja dërgoi një thirrje publike deri te të gjithë individët profesionist, shoqatat profesionale të gazetarëve, organizatat qytetare, që vet të kandidohen ose të kandidojnë profesionist tjerë nga kjo sferë për anëtar në ad hok trupin që do të kryej kontrollin e sjelljes së medieve në tërë periudhën para zgjedhore.

“Thirrjen e njëjtë e dërgojmë edhe në pjesën e kandidatëve për kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në RTVM. Republikës së Maqedonisë i duhen zgjedhje të lira dhe demokratike. Zgjedhjet e tilla janë të pamundshme nëse mediet nuk raportojnë në mënyrë objektive dhe profesionale. Për shkak të kësaj, RTVM nuk guxon që të jetë televizion i VMRO-DPMNE-së e as cilës do parti tjetër. RTVM është e qytetarëve dhe LSDM-ja e respekton dhe do ta respektoje këtë gjë. Do të dëshmojmë se ndryshimet në Maqedoni tashmë nisën”, deklaroi Shekerinska.