Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska i njoftoi ambasadorët e vendeve – anëtare të NATO-s në Maqedoni me progresin në përpunimin e dokumentit strategjik kyç në mbrojtje, Rishikimin strategjik të mbrojtjes.
“Qëllimi ynë është që të kemi Armatë të vogël, moderne dhe fleksibile e cila do ta ketë vendin e saj në NATO. I vlerësuam rreziqet e reja të sigurisë dhe propozuam reforma në Armatë dhe në Ministri. Me rritjen e buxhetit për mbrojtje hapëm mundësi të re për fillimin e reformave”, tha Shekerinska në takim.
Ajo shtoi se procesi i përpunimit të Rishikimit strategjik të mbrojtjes është i suksesshëm për shkak të ekipit cilësor i cili ka punuar në të, për shkak të mbështetjes nga NATO dhe aleatët dhe inkluzionin në proces.
“Jemi falënderues për mbështetjen e qeverive të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe të cilat dërguan këshilltarë të cilët ndihmuan në përpilimin e Rishikimit strategjik të mbrojtjes, si dhe zyrës së NATO-s në Shkup dhe vendeve të tjera anëtare të cilat e dhanë kontributin e tyre. Procesi inkluziv në përpilimin e RSM-së është me rëndësi të madhe që të kemi implementim efikas të reformave”, tha ministrja e Mbrojtjes.
Theksoi se pritet që Qeveria ta miratojë Rishikimin strategjik të mbrojtjes para Samitit të NATO-s dhe u bëri thirrje ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës të kontribuojnë me këshillat e tyre në implementimin e RSM-së, që do të vendosë bazë për planin afatgjatë për zhvillim dhe modernizim të ARM-së.
Ministria e shprehu pritjen e Qeverisë për mbështetje për Maqedoninë në Samitin e ardhshëm të NATO-s.
Ambasadori amerikan Xhes Bejli tha se mund të dëshmojë për punën me vlerë të personave adekuat nga ministria dhe Armata, në bashkëpunim me ekspertët amerikanë dhe britanikë.
Ambasadori britanik Çarlls Garet pati fjalim para kolegëve të tij, duke iu bërë ftesë se nëse dëshirojnë të kenë bashkëpunim konstruktiv me Maqedoninë e cila do të ketë rezultat – kjo është mundësia.
Ai tha se reformat në mbrojtje janë të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë dhe rajonin por edhe për sigurinë kolektive.
Rishikimi i fundit strategjik i mbrojtjes ishte sjellë para 14 viteve. Ministria e Mbrojtjes u zotua që dokumenti i ri të sillet deri në fund të qershorit. Përpilimi i tij hyri në fazën përfundimtare.