Vetoja bullgare e dëmtoi Maqedoninë e Veriut, kredibilitetin e Bashkimit Evropian por edhe pozitën strategjike të Bullgarisë në rajon. Si Qeveri dëshmuam se dimë të bëjmë kompromise aty ku duhet, mirëpo për çështje për të cilat duhet, dimë të themi edhe jo, deklaroi ministrja Radmilla Shekerinska në intervistën për Brifingun e mëngjesit.

Ajo theksoji se vetoja bullgare vetëm se i përforcon të gjithë ata që kanë punuar për marrëdhënie të këqija midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe në vend se t’i përmirësojmë marrëdhëniet, t’i pasurojmë me ekonomi, me arsim me kulturë, tani është shumë e lehtë të ndërtohen mure. Këtë gabim strategjik, siç tha, ne nuk guxojmë ta bëjmë, ndërsa shpresoj se edhe Bullgaria nuk do ta bëjë.

Pyetjes nëse në këtë situatë mund të harrohet dhe të “bullgarizohet” agjenda evropiane në vend, për shkak të dëshpërimit të qytetarëve, Shekerinska tha se reformat e brendshme nuk do të ndalojnë.

“Ne e kemi për obligim të kemi edhe marrëdhënie të mira me fqinjët, por e kemi para së gjithash obligim t’i çojmë përpara çështjet vendore me tempo të fuqishme dhe nuk mendoj se do të lejojmë, siç thoni, ju të “bullgarizohet” reforma e brendshme ose reforma evropiane në shtet. Ajo që mendoj se është e rëndësishme është se për momentin është i pandashëm qëndrimi në Bashkimin Evropian se vetoja i dëmton të gjithë dhe se duhet të tejkalohet edhe atë të tejkalohet jo gjatë vitit të ardhshëm por sipas mundësive deri në fund të këtij viti dhe kryesimi gjerman këtu realisht ndihmon”, theksoi ministrja.

Ajo potencoi se në këtë situatë të rëndë Qeveria nuk e ka luksin të ankohet, por duhet ta zgjidhë problemin.

“Gjëja më e lehtë është t’i ngremë duart, të hymë në konflikt të ri dhe ta ngrijmë edhe një kontest. Detyrë e jona është tani ta kryejmë punën tonë brenda vendit edhe atë me tempo më të përforcuar dhe detyrë e jona do të jetë të dëshmojmë se dimë çfarë duam. Ne nuk kemi kompleks. Ajo që jemi maqedonas dhe që e flasim gjuhën maqedonase, këtë nuk mund të na e marrë askush dhe këtë e kemi dëshmuar se dimë ta ruajmë. Mirëpo, për shumë tema duhet të gjejmë mënyra se si do t’i zgjidhim”, porositi Shekerinska.

Ajo theksoi se Bullgaria e ndjen presionin dhe përgjegjësinë edhe prej sinjaleve të cilat vijnë prej ekspertëve bullgarë të cilët janë duke shqyrtuar se Bullgaria është duke bërë gabim strategjik dhe, siç thonë, “nga një vend pasivo-konstruktiv por shndërrohet në vend pasivo-agresiv”. Por, paralajmëron Shekerinska, ne nuk duhet të flemë në veshin se për momentin askush nuk po e kupton Bullgarinë, i kemi simpatitë dhe nuk duhet të ndërmarrim asgjë.

“Kjo na ndodhi neve edhe me veton greke. Kjo nuk është e mjaftueshme. Do të thotë ne për momentin e kemi mbështetjen për qëndrimet tona, por ne duhet të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje”, theksoi ministrja.

Shekerinska thotë se problemi ka zgjidhje nëse ekziston vullnet politik në Shkup dhe Sofje për t’u zgjidhur.

“Problemin duhet ta zgjidhim deri në dhjetor dhe jo ta lëmë për ndonjë qeveri të ardhshme, gjeneratë të ardhshme apo ndonjë vit të ardhshëm. Njëherë, vetoja mendonim se do të zgjidhet për tre muaj – a ju kujtohen deklaratat në vitin 2008, por kaluan dhjetë vite dhe ky gabim i kushtoi shtrenjtë të gjithë rajonit. Votat të cilat vijnë nga i gjithë rajoni këtyre ditëve, janë se me bllokimin e negociatave tona praktikisht dërgohet mesazh shumë i keq dhe shumë i rrezikshëm edhe për populistët edhe për njerëzit me orientim qytetar në Ballkan. Prandaj, përgjegjësi e të gjithëve, veçanërisht e jona dhe e Bullgarisë, është të gjejmë zgjidhje jo vitin e ardhshëm, por deri në dhjetor”, thotë Shekerinska.