Zv/ kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska në takimin e sotëm me gazetarët është shprehur shumë decide se LSDM-ja nuk vendos për Platformën e subjekteve politike shqiptare.

Ajo gjithashtu tha se qëndrimet e VMRO-DPMNE-së, në lidhje me platformën kanë për qëllim defokusimin e opinionit nga krimet e tyre dhe i bëri thirrje presidentit Ivanov që Të dorëzojë mandatin tek lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.