Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska është pyetur sot për deklaratën e djeshme të kryeministrit Zaev, e cila është interpretuar si sinjal për anisti për të dyshuarit për dhunën në Kuvend më 27 Prill.

“Në këtë shtet i nevojitet drejtësia. Qeveria nuk përzihet në punën e drejtësisë dhe e respekton atë. Por, ndarjet mes vete nuk na ndihmojnë. Kemi treguar se duam të kujdesemi për interesat shtetërore dhe jo ato partiake. Tani është momenti të tregojmë se vendi sjell vendimet ë duhura. Kemi hyrë në këtë proces jo që të jemi të suksesshëm si individë, por që të kemi sukses si shtet. Kryeministri e përcolli këtë porosi dje”, deklaroi Shekerinska, e cila është ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë.