Të paktën 200 persona kanë vdekur pas shembjes së një tuneli në të fshehtë në Korenë e Veriut, ku testoheshin armët bërthamore.

Tuneli u shemb afër bazës sekrete në Korenë e Veriut, ndërsa raportohet se edhe 100 tjerë kanë vdekur derisa janë munduar të shpëtojnë ata që kanë ngecur në tunel.Televizioni japonez Asahi ka konfirmuar lajmin.Tuneli i papërfunduar gjendej në afërsi të vendit, ku më 3 shtator Kim Jong-un kreu testin bërthamor.Nuk dihet nëse këto testime kanë shkaktuar shembjen e tunelit.