Ne krahasim me kanceret e tjere, kanceri i testikulit eshte i rralle, por zakonisht prek moshat midis 15 dhe 35 vjec. Kanceri testikulit ka mundesi per t’u trajtuar edhe ne rastet kur eshte perhapur pertej testikujve. Ne varesi te tipit dhe te stadit te kancerit ndryshon dhe trajtimi.
Simptomat
Shenjat dhe simptomat e kancerit te testikulit jane:
• Zmadhim i testikulit ose prania e ndonje kokrre ne te
• Nje ndjenje rendimi ne skrotum
• Nje dhimbje e bezdiseshme ne bark ose ne rreze te kofshes
• Nje grumbullim i papritur lengu ne skrotum
• Zmadhim ose zbutje e gjoksit
• Dhimbje shpine
Zakonisht kanceri prek vetem nje testikul
Shkaqet
Ne shumicen e rasteve, shkaqet e krijimit te kancerit te testikulit nuk jane te qarta. Ne pergjithesi dihet qe kanceri ndodh kur qelizat e shendosha te testikulit pesojne ndryshime anormale shkruan dr.RezarRusi. Qelizat e shendeteshme rriten dhe ndahen ne menyre te rregullt duke bere qe organizmi te funksionioje normalisht. Nganjehere disa qeliza zhvillohen ne menyre anormale duke bere qe kjo rritje te dale jashte kontrollit. Keto qeliza kanceroze vazhdojne te ndahen edhe te shtohen kur nuk ka nevoje per qeliza te reja. Grumbullimi i ketyre qelizave formon nje mase ne testikul. Pothuajse te gjitha kancerat e testikulit fillojne nga qelizat germinale te cilat prodhojne spermatozoidet. Nuk dihen shkaqet pse keto qeliza behen anormale dhe kthehen ne kancer.
Sipas dr.Rusit nese nje anetar i familjes ka patur kancer te testikulit, kjo shton mundesine e formimit te kancerit ne anetaret e tjere.
Parandalimi
Nuk ka asnje mundesi per parandalimin e kancerit te testikulit. Rekomandohet vetekontrolli i testikujve per ta zbuluar kancerin ne fazat e para. Koha me e pershtaeshme per kete eshte ajo mbas berjes se nje banje me uje te ngrohte. Ngrohtesia e ujit relakson skrotumin duke bere me te lehte zbulimin e ndonje formacioni jo te zakonshem. Per te bere kete duhet te ndiqen disa hapa:
• Qendro perpara pasqyres dhe shiko lekuren e skrotumit per ndonje fryerje.
• Kontrollo me duar te dy testikujt duke vene gishtin e madh mbi testikul dhe dy gishtat e tjere nen te.
• Me delikatese rrotullo testikulin midis gishtit te madh dhe dy te tjereve. Zakonisht testikujt jane te lemuar, ne forme ovale dhe me konsistence solide ne nje fare menyre. Eshte normale qe nje testikul te jete lehtesisht me i madh se tjetri. Nese preket ndonje koker duhet konsultuar me mjekun.