Nëse keni një lidhje ku dërgoni shpesh mesazhe dhe fotografi në rrjete sociale me parterin, atëherë sipas ekspertëve kjo nuk është gjë e mirë për marrëdhënien tuaj, transmeton Klan Kosova.

Sipas studiuesve në universitetin e Alberta-s, thuhet se në mesazhet që dërgoni me të dashurin, janë disa pasoja të habitshme.

Përveç se ka shkallë më të lartë të konfliktit, ata raportuan se ndiheshin të pasigurt në marrëdhëniet e tyre dhe shfaqnin nivele më të ulëta të angazhimit.

Sipas Adam Galovan, një shkencëtar dhe autori kryesor i studimit, kjo mund të jetë sepse ata që dërgojnë mesazhe të shpeshta po përqëndrohen më shumë në pjesën seksuale të marrëdhënieve të tyre dhe mund të lënë pas dore gjëra të tjera”.