Ballina Shëndetësi Shenjat që jep trupi 1 muaj para sulmit në zemër

Shenjat që jep trupi 1 muaj para sulmit në zemër

Shëndeti i zemrës kërkon një përkujdesje të vazhdueshme, përdorni këto këshilla që të qëndroni më larg rrezikut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike.

Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë.

Në Shqipëri, 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike.

Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjëndje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër.

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës.

Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit.

E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak. Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes.