Niveli i lartë i glukozës në gjak ose ndryshe e njohur si glicemia ndodh kur trupi ynë ka problem që të procesojë si duhet glukozën.

Kjo gjendje është diçka që mund të zgjasë për vite të tëra dhe mund të prek edhe pjesë të ndryshme të trupit si: venat e gjakut, veshkat, nervat dhe sytë.

Arsyeja se pse ndodh kjo lidhet me shumë faktorë, por megjithatë njerëzit shpesh nuk e vërejnë se kanë nivel të lartë të sheqerit në gjak dhe nuk e trajtojnë atë, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë janë disa shenja se niveli i sheqerit është rritur:

Shikim i trubullt

Urinim i shpeshtë

Gojë e tharë

Impotencë

Probleme në përqendrum

Probleme me stomakun

Infeksione të shpeshta

Shërim i ngadaltë i plagëve

Lodhje e madhe

Lëkurë e skuqur

Lëkurë e tharë

Shtim në pëshë

Probleme me nervat