Viktimat e trafikimit me njerëz me origjinë nga vendi zakonisht janë shënjestër e të afërmve ose miqve. 56% e rasteve janë të mitur, fëmijë midis moshës 10 dhe 17 vjeçare. Të dhënat e tilla negative në Ditën Botërore Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore u publikuan nga organizatat joqeveritare. Sipas tyre, më të zakonshmet janë shfrytëzimi seksual, eksploatimi i fuqisë punëtore, martesat e detyruara dhe shtrirja e dorës … Në shënjestër janë viktimat që vijnë nga familje të rrezikshme ku ka të varur nga droga, alkooli ose familje të varfra. Të shpeshta janë ofertat e punës jashtë vendit, ndërsa pasqyra e vërtetë është skllavëria.

“… Një numër i madh i viktimave nuk janë zbuluar, dhe kjo do të thotë se nuk kanë arritur tek shërbimet e duhura për ndihmë dhe mbrojtje, dhe nga ana tjetër trafikantët – autorët e krimit nuk janë ndjekur penalisht- deklaroi Marija Todorovska, OJQ Porta e hapur.

Viktimat e trafikimit me qenie njerëzore për shkak të frikës, rrallë guxojnë ta denoncojnë këtë. Në ndërkohë, trafikimi mund të bëhet edhe përmes internetit.

“Prandaj, mendoj se edhe krahas prindërve që duhet të jenë vigjilentë se si fëmijët e tyre e përdorin internetin, rrjetet sociale, me jë komunikojnë dhe çfarë flasin, është gjithashtu e nevojshme të mendojmë në këtë drejtim për të ndërmarrë veprime për të parandaluar trafikimin me njerëz dhe përfshirjen e fëmijëve në trafikimin e qenieve njerëzore në internet- tha Stojna Atanasovska Dimishkovska- OJQ “Porta e Hapur (Otvorena Porta).

Brenda një viti, policia ka identifikuar katër vajza të mitura që ishin trafikuar për shfrytëzim seksual dhe lypje. OJQ-të paralajmërojnë se nuk mjafton vetëm një qendër pranimi për viktimat e trafikimit, ku strehohen edhe të rritur edhe fëmijë. Sipas tyre, shteti duhet të investojë më shumë në këta njerëz pas strehimit shtetëror, sepse nëse kthehen në të njëjtin mjedis, ata mund të bëhen përsëri viktima të së njëjtës dukuri.