Në të dy aeroportet në Republikën e Maqedonisë është regjistruar numër rekord i udhëtarëve të transportuar si rezultat i zbatimit të politikave të Qeverisë për zhvillimin e komunikacionit ajror në vend, informon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, përcjell Fol.

Nga muaji janar deri në tetor të vitit 2017, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar nga aeroportet “Aleksandri i Madh” – Shkup dhe “Shën Apostul Pali “- Ohër arrin 1,731,098, që paraet rritje prej 12.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur numri i udhëtarëve arriti në 1,534,591.

Vetëm në muajin tetor të vitit 2017 nga të dy aeroportet në Republikën e Maqedonisë, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë, janë transportuar gjithsej 184,393 udhëtarë. Krahasuar me vitin 2016, kur gjatë muajit të njëjtë janë regjistruan 151,877 udhëtarë, është regjistruar rritje prej 21.4 për qind.

Në aeroportin “Aleksandri i Madh”, numri i udhëtarëve për periudhën janar-tetor të vitit 2017 arrin 1.582.989 ose një rritje prej 12.8 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtën të vitit 2016 kur janë regjistruar 1.403. 902 udhëtarë.

Gjithashtu, është shënuar edhe rritje prej 13.3 për qind e numrit të udhëtarëve në aeroportin “Shën Apostul Pali “në Ohër. Nga muaji janar deri në përfundim të muajit tetor këtë viti janë regjistruar 148.109 udhëtarë, krahasuar me 130.689 udhëtarët e transportuar gjatë periudhës së njëjtë në vitin 2016.

Si destinacione më të shpeshta sipas numrit të udhëtarëve edhe më tej mbeten Stambolli me 12.4 për qind, Cyrihu 8.7 për qind, Viena 6.7 përqind, Bazeli 5.2 për qind dhe Malmo me 4.6 për qind kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. /Fol/