Sot rreth orës 5 në mëngjes, lëndimeve të marra nga aksidenti në autobus, nuk ka arritur t’u mbijetojë as Ferdi Kaso.

Drejtori i Urgjencës Ilir Hasani për Pa Censurë konfirmoi rastin dhe tha: “Për fat të keq, Ferdi Kaso nuk arriti të ju mbijetojë lëndimeve, pavarsisht përpjekjeve maksimale nga ekipa, sot rreth orës 5 në mëngjes e humbëm atë”

Ngjarja tragjike e rrokullisjes së autobusit të firmës Durmo Tours deri më tani mori 15 jetë njerëzish!