Kripa dhe sheqeri konsiderohen si mëlmesa që përdoren më së shpeshti, ndonëse nuk janë të preferuara për konsumim të tepruar.
Veç kësaj këta ty përbërës janë më të mirët për pastrimin e lëkurës.

Kjo maskë natyrale do t’ju ndihmojë të eliminoni shtresën e qelizave të lëkurës së vdekur dhe do ta bëjë lëkurën tuaj të butë, të pastër dhe të freskët.

Sheqeri zakonisht rekomandohet për pastrim të fytyrës për shkak të përbërjes më të butë ndërsa kripa e detit është më e mirë kur bëhet fjalë për thembrat, bërrylat dhe gjunjët.

Më poshtë është një maskë natyrale me efekte të jashtëzakonshme për lëkurën e trupit e sidomos për kujdesin e shputave të këmbëve.

Përbërësit

1 filxhan kripë
1 filxhan kripë deti
1 filxhan sodë buke
15-20 pika të vajit të mentes
1 lugë çaji vaj të çajit të gjelbër

Kripa e detit do të ndihmojë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës derisa vaji i çajit të gjelbër ka një efekt antibakterial duke mbrojtur kështu këmbët tuaja nga bakteret.

Vaji i mentes ka efekt qetësuese për thembrat tuaja.