Lajme

Kosovë

Sport

Futboll

Magazina

Cult

Ekonomi

Femra

Stili

Shëndetësi

Kuzhina

Auto

Teknologji

Fun

Kërko Punë

Arkiva

Marketing

LAJME / POLITIKË
Sheqerinska: Akoma është herët të thuhet se është arritur zgjidhje me Greqinë

BI Bashkim Iljazi
11 minuta më parë 0Shares
Sheqerinska: Akoma është herët të thuhet se është arritur zgjidhje me Greqinë
Akoma është herët të flitet për zgjidhje dhe se mbeten vetëm detyjet, pasi për detajet po diskutojmë 25 vite, tha mbrëmë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për TV24, duke komentuar deklaratën e deputetit të BDI-së, Artan Grubi, i cili tha se zgjidhja është arritur.

“Artan Grubi duket se është shumë optimist. Kuptoj se ndonjëherë është mirë të dërgohen mesazhe pozitive dhe optimiste. Nuk mendoj se është i saktë ai vlerësim. Në kontestet që zgjatin aq gjatë janë në kufi ose do të zgjidhen ose do të kthehen nga fillimi”, tha Sheqerinska.

Në lidhje me deklaratën e Zoran Zaevit se Maqedonia është e gatshme për përcaktim gjeografik, Sheqerinska tha se kjo çështje do të vendoset në fund të bisedimeve.

Ajo shtoi se në tavolinë akoma nuk ka propozim nga ndërmjetësuesi, por ide për të cilat diskutohet edhe në Greqi edhe në Maqedoni.