Ministri i deritanishëm i Mbrojtjes Zoran Jolevski sot ia dorëzoi funksionin ministres së re të Mbrojtjes Radmilla Shekerinska Jankoska.

Ministrja Shekerinska Jankoska para të pranishmëve të punësuar në armatë dhe në Ministri u obligua se do të përkushtohet në përforcimin e prestigjit ndërkombëtar të Maqedonisë, respektivisht në qëllimin e saj konsenzual të deklaruar strategjik për anëtarësim në NATO.

Do të obligohem në reformat e domosdoshme që do ta rritin sigurinë tonë dhe do të garantojnë armatë profesionale dhe efektive”, theksoi Shekerinska Jankoska.

Nga lider i Grupit të Adriatikut, tha ajo, Maqedonia sot është i vetmi shtet në këtë grup që ende nuk është anëtare. Ajo i përmendi edhe aktivitetet e ngadalshme reformatore në kontekstin e NATO-s por edhe paralajmëroi se kjo duhet të ndryshohet.

“Kthimi i procesit të integrimeve në NATO në krye të prioriteteve të Maqedonisë do të nënkuptojë një sistem shumë më të hapur dhe transparent të menaxhimit me personelin edhe në armatë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, theksoi ajo dhe paralajmëroi profesionalizëm më të madh jo partizim dhe rritjen në karrierë të pjesëtarëve të armatës i cili do të bazohet në standarde thelbësore.

Ministrja tha se nga dita e parë do të përkushtohet në ngritjen e standardeve dhe kushteve në të cilat punojnë dhe funksionojnë të gjithë pjesëtarët e armatës së Maqedonisë de se do të punojë që shteti t’i paguajë në kohë obligimet financiare drejt tyre.