Rreth 700 milionë euro në dhjetë vitet e ardhshme do të shpenzohen për modernizimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Ajo tha se në marrëveshje me qeverinë e SHBA-ve po blihen vetura të lehta të blinduara dhe transportues të blinduar, ndërsa deri më 20124 duhet të blihen më shumë helikopterë.

Ministrja tha se në strukturat e NATO-s do të ketë 20 përfaqësues të Maqedonisë dhe se në fokusin e Maqedonisë së Veriut janë misionet në Afganistan dhe Irak.

Sipas Sheqerinskës pas zgjedhjeve do të largohen edhe mjetet e vjetruara të cilat për momentin po mbushin depot.