Sot, zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, realizoi takime me kryetarin e SPD-së, njëherit edhe kandidat për kancelar të Gjermanisë, Martin Shulc dhe me kryeministrin suedez, Stefan Lofven.

Siç kumtoi LSDM, Shekerinska dje është takuar edhe me Knut Flekenshtajn, eurodeputet dhe zëvendëskryesues i grupit të deputetëve të socialistëve dhe demokratëve në PE.

“Në takime, zëvendëskryetarja Shekerinska edhe njëherë mori mbështetje të parezervë dhe inkurajim për përpjekjet e LSDM-së për demokratizim të Maqedonisë dhe zbatim të reformave për realizimin e aspiratave euroatlantike”, qëndron në kumtesë.

Shekerinska sot merr pjesë në takimin e presidiumit të Partisë së socialistëve evropianë (PES), ku, siç ceket, i ka informuar përfaqësuesit e të gjitha partive simotra nga Evropa për ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë dhe hapat e LSDM-së në drejtim të tejkalimit të krizës politike përmes mjeteve demorkatike.