Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska në takim me qytetarë nga Struga tha se “vetëm Mickoski iu gëzua gabimit historik të BE-së”.

Sheqerinska theksoi përparimin e madh në dy vitet fundit duke shtuar se LSDM do të vazhdojë me politikat që sigurojnë standarde evropiane në Maqedoni.

“Për dy vite e gjysmë i rregulluam gabimet e bëra në 11 vitet e kaluar. Kishim shtet të izoluar, të shkatërruar dhe me raporte të liga me shtetet tjera por sot jemi anëtar i NATO-s dhe së shpejti flamuri ynë do të valojë para selisë së Aleancës”, tha Sheqerinska.

Sipas saj, nga shtet i kapur ku të gjithë frikësoheshin jemi shndërruar në shtet i njerëzve të lirë dhe se për më pak se dy vite e gjysmë paga minimale është rritur dy herë, një herë 12.000 dhe tani 14.500.