Prej largimit të 2 çifteve Damiano-Armela dhe Xheni-Benard, tashmë në shtëpinë e Big Brother ka nisur një luftë e plotë mes 2 çifteve Olsi-Fiorentina dhe Musa-Dona.

Sot në mëngjes, një debat i fortë është zhvilluar mes Donës dhe Fiorentinës duke patur në qendër të tij disa fjalë që Fiorentina ka thënë se e ka njohur jashtë Musën dhe e di çfarë është

Kjo është një pjesë e debatit të tyre, deri në momentin që ndërhyn Olsi.

Dona: Të flasësh për diçka

Fiorentina: Të flas për diçka? Për çfarë? Ke qenë edhe ti kur e ka thënë?

Dona: Kur fole te vaska, dhe the se kur flas unë e di çfarë të pret jashtë

Fiorentina: Pse ti mendon se ishte për jashtë ajo që thashë unë? E ke shumë gabim

Dona: Po plas nga brenda që ta thuash. Dhe ta dish se ato që di ti unë i di të gjitha për Musain

Fiorentina: Jo pra unë nuk po plas fare. Tani ti o je o bën, sinqerisht ta them. Çfarë di unë për Musain, se unë nuk e njoh.

Dona: Para ca ditësh the që e njoh më mirë se ti.

Fiorentina: Mbase kam arritur ta kuptoj këtu brenda më mirë se ti

Dona: Sa interesante

Fiorentina: Unë interesante jam, nuk bëj

Ndërhyn Olsi me zë të lartë: “Pse duhet ta kapësh pjesën jashtë?