Sherri mes dy reperëve që përfundoi në polici, ka qenë kryefjalë e mediave rozë këto ditë.

Noizy ka sqaruar konfliktin me Klevion pas padisë së bërë një ditë më parë ndaj tij për përndjekje ta vazhdueshme ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, reperi deklaron se Klevio e ka përndjekur vazhdimisht për të bërë video për rrjetin social TikTok dhe shumicën e rasteve ka qenë edhe i armatosur.

Mes të tjerash reperi sqaron se vazhdimisht është tërhequr nga hakmarrja ndaj tij në rrugë ligjore për shkak se i vëllai i Klevios i është lutur ta lërë me aq. Edhe këtë herë ai shton se ka vendosur që të bëjë të njëjtën gjë.

Pas disa përplasjeve që pati me Klevion, reperi Noizy tregon se zgjodhi që të bënte paqe me të dhe e ftoi në drekë me familjen kur shkoi për të takuar.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Noizy thotë se Clevio nuk zuri mend dhe vijonte me të shara në rrjete sociale. Edhe për sasinë e tritolit të vënë në lokalin e tij, Noizy pretendon se aty ka gisht Klevio. Miku jonë ‘pedagogu’ më tregoi si ta zbusja, thotë Noizy.

“Pastaj më ndodhi tritoli, e mbani mend? Sigurisht që po. Iku dhe kjo. Shkova takova një mikun tonë të përbashkët, “pedagogu”. Sepse ai miku jone më thirri vetë për shkak se e di se çfarë mund të bëjë mendja jote e cekët dhe më sugjeroi disa gjëra se si mund të zbus ty dhe si mund të bëhemi miq në një farë mënyre, t’i linim gjërat e këqija mbrapa dhe të vazhdojmë përpara,” shkruan Noizy.